Thaçi thotë se morën konfirmime për votim pro Kosovës

Lajme

Thaçi thotë se morën konfirmime për votim pro Kosovës

Më: 6 nëntor 2015 Në ora: 19:22

Ministri i Punëve të Jashtme të Kosovës, Hashim Thaçi ka publikuar në llogarinë e tij në Facebook informacionin se janë duke lobuar për anëtarësimin e Kosovës në UNESCO.

Ai ka thënë se është takuar me dhjetëra delegacione dhe se ka marrë shumë konfirmime për votim pozitiv për pranimin në UNESCO, transmeton Koha.net.

Thaçi në fund ka falënderuar edhe ish-presidentin Pacolli, i cili, është bërë pjesë e fushatës lobuese të Kosovës.

Ndërsa në fotografitë e publikuara shihet edhe ambasadori i Kosovës në Maqedoni, Ylber Hysa, që po qëndron me ministrin Thaçi në Paris.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat