Ministri i Drejtësisë së Serbisë, Nikolla Selakoviq, ka bërë me dije se ka filluar një betejë e vështirë rreth pranimit të Kosovës në UNESCO.
Ai në një intervistë për RTS nuk ka dashur që të parashikojë nëse do të jetë i mundur pranimi i kërkesës së Serbisë që votimi për Kosovën në UNESCO të shtyhet deri në vitin 2017.
“Nuk duhet të pushojmë, duhet të punojmë deri në fund. Kjo është një çështje e komplikuar dhe shumë me rëndësi”, ka thënë Selakoviq.
Votimi për pranimin e Kosovës në UNESCO do të jetë në rend të ditës në Asamblenë e Përgjithshme që do të mbahet të hënën më 9 nëntor.