Votimi për anëtarësimin e Kosovës në UNESCO, nesër në ora 11:30

Lajme

Votimi për anëtarësimin e Kosovës në UNESCO, nesër në ora 11:30

Më: 8 nëntor 2015 Në ora: 14:05

Nesër në ora 11:30 në Paris,ku po i zhvillon punimet Konferenca e Përgjithshme e UNESCO's,pritet të votohet për pranimin e Kosovës në këtë organizatë.
Dita e hënë është vendimtare për anëtarësimin e Kosovës në UNESCO. Konferenca e Përgjithshme e UNESCO's këtë pikë e ka në rend dite nesër në orën 11 e 30.

UNESCO ka 195 anëtarë,për ta siguruar anëtarësimin ne këtë organizatë Kosova duhet të sigurojë 2/3 e votave të anëtarëve të pranishëm në sallë. Serbia tashmë është duke zhvilluar një fushatë të ashpër kundër Kosovës kryesisht duke përdorur argumente nga trazirat e vitit 2004, ishin shkatërruar një numër i kishave në Kosovë.

Ndërsa pala kosovare po synon të bindë shtetet se Kosova meriton të anëtarësohet në këtë organizatë duke dhënë garanci për mbrojtjen e manastireve të Kishës Ortodokse serbe. Shtetet që kanë ndihmuar Kosovën në arenën ndërkombëtare po ashtu janë të rreshtuara ne lobimin për Kosovën.

Më poshtë mund të shihni njoftimin e takimit të dhjetë plenar të Konferencës së Përgjithshme ku anëtarësimi i Kosovës është pike më vete.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat