UNESCO: Seanca për Kosovën nesër (11:30) Por a mund të shtyhet votimi?

Lajme

UNESCO: Seanca për Kosovën nesër (11:30) Por a mund të shtyhet votimi?

Më: 8 nëntor 2015 Në ora: 17:01

Po bëhen gati një vit qe ka nisur lobimi për anëtarësimin e Kosovës ne UNESCO. Por lobimi ne fjale mori hov pas kërkesës zyrtare (aplikacioni) ne qershor te këtij viti nga qeveria e Kosovës adresuar ne selinë e UNESCO-s ne Paris. Dhe qe nga atëherë lobimi dhe (pro dhe kundër) fushata mes Kosovës dhe Serbisë ka vazhduar. Por, Kosova siç dihet me 21 tetor fitoi betejën e pare për qenë me afër UNESCO-s.

Nesër në ora 11:30 në Paris, ku po i zhvillon punimet Konferenca e Përgjithshme e UNESCO-s, pritet të votohet për pranimin e Kosovës në këtë organizatë.

Dita e hënë është vendimtare për anëtarësimin e Kosovës në UNESCO. Konferenca e Përgjithshme e UNESCO-s këtë pikë e ka në rend dite nesër në orën 11 e 30.

UNESCO ka 195 anëtarë, për ta siguruar anëtarësimin ne këtë organizatë Kosova duhet të sigurojë 2/3 e votave të anëtarëve të pranishëm në sallë. Serbia tashmë është duke zhvilluar një fushatë të ashpër kundër Kosovës kryesisht duke përdorur argumente nga trazirat e vitit 2004 kur në ato që njihen si trazira të marsit, ishin shkatërruar një numër i kishave në Kosovë.

Siç është thënë nga takimi fundit i Komiteti Ekzekutiv (21 tetor 2015) se ne Asamblenë e Përgjithshme te UNESCO-s do te vendoset apo thëne me mire do te votohet (për apo kundër) anëtarësimit të Republikës së Kosovës ne UNESCO.

Një fushate e ashpër e lobimit mes Prishtinës dhe Beogradit u zhvillua këto muajve të fundit rreth kërkesës se Kosovës për anëtarësimin saj ne UNESCO.

Përkundër presioneve dhe shantazheve e propagandës nga ana e Serbisë për ta penguar rrugëtimin e Kosovës drejt anëtarësimit te saj ne UNESCO, megjithatë te hënën ambasadoret e vendeve anëtare te UNESCO-s do te merren me Kosovën. Zyrtaret e UNESCO-s kane njoftuar sot agjencinë e lajmeve “Presheva Jonë” se me 9 nëntor, ne orën 11:30 fillon debati ne Asamblenë e Përgjithshme të UNNESCO-s ne Paris ku do te votohet serish, por jo për anëtarësim, por për kohen e votimit definitiv për votimin definitiv për (mos) pranimin e Kosovës anëtare e re e UNESCO-s. “Votimi për Kosovën mund te shtyhet me ore apo dite e jo me vite. Asamblesë e Përgjithshme te cilat do të zgjasin deri me 18 te këtij muaji.” ka deklaruar znj.Lucía Iglesias zëdhënëse e UNESCO-s.

Se si e kane pritur propozimin e palës serbe qe UNESCO për te shtyrë votimin për Kosovën për dy vjetet e ardhshme (2017) zyrtarët nga UNESCO-s janë përgjigjur se “Serbia nuk pyetet e as nuk vendos se kur te votohet për Kosovën.

“Për votimin për Kosovën nuk pyetet Serbia . Për votimin e Kosovës për qene anëtare pyetet dhe vendos stafi i UNESCO-s dhe gjitha vendet anëtare te organizatës sonë. Pra për këtë do te dihet te hënën e ardhshme ne orën 11:30 kur do te shqyrtohet kërkesa e Prishtinës për anëtarësim nga ana e ambasadorëve tanë këtu ne UNESCO. D.m.th. për këtë vendos shumica e vendeve anëtare…Votimi për Kosovën mund të shtyhet me orë apo ditë e jo me vite..” ka thënë në fund znj.Iglesias.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat