Selimi: Shtyrja e vendimit, e barabartë me ndalimin e hyrjes në UNESCO

Lajme

Selimi: Shtyrja e vendimit, e barabartë me ndalimin e hyrjes në UNESCO

Më: 8 nëntor 2015 Në ora: 20:12

Shtyrja për më vonë e vendimit për pranimin e Kosovës në UNESCO është e barabartë me ndalimin për hyrje të Kosovës në këtë organizatë, ka deklaruar sot zëvendësministri i Punëve të Jashtme Petrit Selimi për televizionin serb B92.

“Shtyrja e vendimit për Kosovën është e njëjtë me ndalimin e hyrjes së Kosovës në UNESCO. Pse të shtyhet. S’ka kurrfarë kuptimi të anulohet diçka që veçmë është punë e kryer”, ka thënë Selimi.

Ai ka theksuar se UNESCO në statutin e vet e përkrah paqen në botë përmes bashkëpunimit në shkencë, kulturë dhe arsim, për ç’arsye Qeveria e Kosovës konsideron se anëtarësimi i vendit në UNESCO do të ishte në favor të paqes në Ballkan më shumë sesa Kosova jashtë UNESCO-s.

Sipas disa paralajmërive, Serbia dhe Rusia nesër në Paris, në mbledhjen e UNESCO-s, do të kërkojnë anulimin e votimit për pranimin e Kosovës deri në dy vjet. Për të kaluar kjo kërkesë e Beogradit dhe Moskës, këtyre u nevojitet një shumicë e thjeshtë, prej 51 për qind të anëtarëve me të drejtë vote.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat