Policia e Kosovës shton sigurinë në prag të votimit të UNESCO’s

Lajme

Policia e Kosovës shton sigurinë në prag të votimit të UNESCO’s

Më: 8 nëntor 2015 Në ora: 22:27

Në prag të votimit për anëtarësimin e Kosovës në UNESCO, Policia e Kosovës ka intensifikuar aktivitetet në mbrojtjen e objekteve të trashëgimisë kulturore fetare.
Kjo sipas zëdhënësit të policisë, Daut Hoxha po bëhet për shkak të parandalimit të ndonjë incidenti eventual i cili do të mund të kishte ndikim në këtë proces.

Hoxha ka thënë për KK se Policia e Kosovës në vazhdimësi angazhohet në mbrojtjen e objekteve të trashëgimisë kulturore e fetare dhe sipas vlerësimeve ndërmerr edhe veprimet e nevojshme.

Ndërsa ka theksuar se në dy muajt e fundit nuk ka pasur asnjë incident apo sulm ndaj objekteve të trashëgimisë kulturore dhe fetare në Republikën e Kosovës.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat