Veton Surroi nuk e përkrah anëtarësimin e Kosovës në UNESCO

Lajme

Veton Surroi nuk e përkrah anëtarësimin e Kosovës në UNESCO

Më: 9 nëntor 2015 Në ora: 07:49

Mediet e shkruara dhe elektronike të Kosovës i kishin dërguar një letër drejtoreshës së përgjithshme të UNESCO-s, Irina Bokova.

Edhe kjo letër, të cilën gjithsesi që e ka nënshkruar Indeksonline, sikurse shumë të tjera ishte dërguar në mbështetje të kërkesës së Kosovës për anëtarësim në këtë agjenci të specializuar të Kombeve të Bashkuara.

Megjithatë, ajo që mund të bie në sy në letër është se aty nuk figurojnë edhe televizioni Kohavision, e përditshmja Koha Ditore apo portali Koha.net, media këto të familjes Surroi.

Letra shihet se është nënshkruar nga pronarë, kryeredaktorë dhe gazetarë të medieve të të gjitha komuniteteve në Kosovë.

“Që Kosova vërtetë të ketë sukses në përpjekjet e saj për të ndërtuar një shoqëri të fortë, demokratike dhe të hapur, me respekt të plotë për liritë individuale dhe të drejtat e njeriut, përfshirë lirinë e patjetërsueshme të shprehjes, ne na duhen mundësi të barabarta. Dhënia e mundësive dhe praktikave më të mira ndërkombëtare për të rinjtë tanë në arsim, shkencë dhe kulturë mund të jetë e dobishme për të gjithë. Kjo është arsyeja pse ne sot ju nxisim që të mbështetni kërkesën e Kosovës për anëtarësim në UNESCO”, thuhet ndër të tjera në letrën e përbashkët të mediave të Kosovëa.

Mbështetja e komunitetit mediatik për anëtarësimin e Kosovës në UNESCO kishte ardhur pas angazhimit të një sërë institucionesh dhe personalitetesh me famë botërore të cilët i ishin bashkuar aspiratës së shtetit për t’iu bashkuar UNESCO-s.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat