SHBA e Gjermania, luftë për çdo votë në UNESCO

Lajme

SHBA e Gjermania, luftë për çdo votë në UNESCO

Më: 9 nëntor 2015 Në ora: 09:23

Lufta për çdo votë në Asamblenë e UNESCO-s ka vazhduar gjatë gjithë periudhës së fundit në Paris nga aleatët e Kosovës, Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Gjermania, Britania e Madhe... që po lobojnë për anëtarësimin në këtë Organizatë dhe krahu kundër Kosovës, Serbia, Rusia dhe aleatët e tyre, që po përdorin çdo mjet kundër anëtarësimit.

Votimi i Kosovës në Organizatën e Kombeve të Bashkuara për Arsim, Shkencë dhe Kulturë (UNESCO) është sot në orën 11:30, në Paris, ndërsa aleatët e Kosovës po përpiqen të bindin 195 anëtarët e UNESCO-s se Kosova e meriton anëtarësimin në këtë agjenci të specializuar të Organizatës së Kombeve të Bashkuara.

Në prag të votimit zyrtarët e Qeverisë së Kosovës thonë se janë duke e vazhduar lobimin.

Zëvendësministër i Punëve të Jashtme, Petrit Selimi, i cili po qëndron në Paris, ku edhe po mbahet Konferenca e Përgjithshme e UNESCO-s, ka thënë se po vazhdon lobimi për të mos e lënë Kosovën të izoluar në fushën e arsimit, shkencës dhe kulturës botërore.

“Është e qartë se shumica e botës e dëshiron Kosovën në UNESCO, por Kosovën e pret një prag i lartë, i dy të tretave të të gjitha votave dhe jemi duke u fokusuar që një numër sa më i madh i shteteve ta marrë vendimin e duhur dhe të lejojë që Kosova të bëhet anëtarja e 196-të e UNESCO-s, në 70-vjetorin e Organizatës”, ka deklaruar Selimi.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat