Kosova në UNESCO, mbështetje e fuqishme nga Ambasada Gjermane dhe Gjermania

Lajme

Kosova në UNESCO, mbështetje e fuqishme nga Ambasada Gjermane dhe Gjermania

Më: 9 nëntor 2015 Në ora: 11:52

Në momentet vendimtare, ku shumë shpejt pritet të dihet se a do të pranohet Kosova në UNESCO Ambasada Gjermane në Kosovë, ka shprehur mbështetje të fuqishme për Kosovën.

Në faqen e kësaj Ambasade është publikuar një foto e monumentit kulturor- historik “Hyjnesha në Fron”.

Në postim thuhet:

Ambasadorja Gjermane Angelika Viets, dhe gjithë stafi i Ambasadës janë duke mbajtur gishtat të kryqëzuar, për një përfundim pozitiv të votave për anëtarësimin e Kosovës në UNESCO, e cila është e mbështetur nga shumë vende dhe Gjermania është një prej tyre./BS

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat