A votuan Arabët pro anëtarësimit të Kosovës në UNESCO?

Lajme

A votuan Arabët pro anëtarësimit të Kosovës në UNESCO?

Më: 9 nëntor 2015 Në ora: 14:22

Zëvendësministri i Punëve të Jashtme të Kosovës (MPJ), Petrit Selimi, sqaroi se shtetet arabe në mënyrë konsensuale kanë votuar pro anëtarësimit të Kosovës në UNESCO.

Ai tha se duhet ta bëjë të qartë për publikun se fjala arabe “nam” do të thotë ‘po', e dikujt mund të ketë tingëlluar si jo”.

“Arabia Saudite dhe vendet e Gjirit Arab, e kanë përkrahur Kosovën gjatë votimit”, ka shtuar Selimi.

Selimi: Do të kthehemi fuqishëm

Sipas zëvendësministrit të Punëve të Jashtme të Kosovës (MPJ), Petrit Selimi, pas votimit në asamblenë e UNESCO-s, u tregua se shumica e botës kanë dëshirë që ta kenë Kosovën brenda UNESCO-s.

Selimi ka theksuar se duhet të falënderohen të gjithë qytetarët dhe miqtë e Kosovës të cilët kanë bërë një fushatë të bazuar në optimizëm dhe pozitivitet.

“Beteja për anëtarësim është humbur, por do të kthehemi fuqishëm përsëri. Maksimumi është dhënë që t’i kemi të gjitha votat e mundshme. Konferenca gjenerale mbahet çdo dy vjet. Brenda një viti do të rifillojmë fushatën për anëtarësim. Duhet të punojmë që ato shtete skeptike t’i bindim të dalin në anën fituese”, ka shtuar Selimi.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat