Ri-aplikimi për anëtarësim në UNESCO tek pas dy viteve

Lajme

Ri-aplikimi për anëtarësim në UNESCO tek pas dy viteve

Më: 9 nëntor 2015 Në ora: 14:35

Udhëheqësit qeveritar të Kosovës, kanë thënë se pavarësisht dështimit për vetëm 3 vota, Kosova nuk do të heq dorë nga anëtarësimi në UNESCO. Ministri i Jashtëm Hashim Thaçi ka paralajmëruar se Kosova do të aplikojë për pranim në sesionin e ardhshëm.

Por që Kosovës t’i jepet sërish rasti për pranim në UNESCO, duhet pritur deri në vitin 2017, ngase Asambleja e Përgjithshme e kësaj agjencie të OKB-së, mblidhet një herë në dy vite.

Kosova ka humbur një rast të madh për t’u pranuar në UNESCO, agjenci kjo e Organizatës së Kombeve të Bashkuara.
Sot në Paris Asambleja e Përgjithshme e UNESCO-s votoi kundër pranimit të Kosovës në këtë agjenci.

Ishin 92 shtete që votuan pro dhe 50 kundër, ndërsa abstenuan 29. Që të pranohej Kosova, do të duhej t’i merrte 95 vota pro, pra 2/3 e votave që votuan pro dhe kundër, pasi që abstenimet nuk llogariten.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat