O’Connell: Ndajmë zhgënjimin me Kosovën për mospranim në UNESCO

Lajme

O’Connell: Ndajmë zhgënjimin me Kosovën për mospranim në UNESCO

Më: 9 nëntor 2015 Në ora: 16:32

Ambasadori i Britanisë së Madhe në Kosovë, Ruari O’Connell ka shprehur zhgënjimin me mos pranimin e Kosovës në UNESCO. Ai përmes një postimi në rrjetin social Facebook, tha se lobuan fuqishëm për anëtarësimin e Kosovës në këtë organizatë, pasi vlerësuan se ishte e drejt.

Sipas tij, në gjithë këtë fushatë besuan se do t’i sjell dobi edhe Kosovës, por edhe rajonit.

“Ne ndajmë zhgënjimin me Kosovën lidhur me mospranimin e saj në UNESCO. Ne lobuam fuqishëm sepse kjo ishte gjëja e duhur për të bërë. Dhe ne besuam se do të sjellë dobi për të gjithë – për Kosovën dhe rajonin. Fushata profesionale, dinjitoze dhe e guximshme duhet ta bëjë vendin krenar. 92 shtete u pajtuan me këtë. Kosova do të kishte qenë - dhe do të jetë, në të ardhmen - anëtare e vlefshme e UNESCO-së. Një mesazh i mirë do ta çojë Kosovën atje”, ka shkruar O’Connell.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat