Hoxhaj: Serbia është antievropiane dhe antiperëndimore

Lajme

Hoxhaj: Serbia është antievropiane dhe antiperëndimore

Më: 9 nëntor 2015 Në ora: 17:49

Ish ministri i Jashtëm, Enver Hoxhaj ka reaguar pas dështimit të pranimit të Kosovës në UNESCO duke thënë se kjo pengesë është e përkohshme pasi e drejta e Kosovës për pranim do të jetësohet.

“Rruga e shtetësisë së Kosovës ka qenë përpjekje e ballafaqimit me vështirësi dhe të vepruarit në ndërlikueshmëri. Mos anëtarësimi i Kosovës sot nuk duhet të na zhgënjej dhe dëshpëroj sepse kjo është vetëm një pengesë e përkohshme kohore. E drejta e Kosovës për anëtarësim në UNESCO do të jetësohet dhe ky është proces i pandalshëm! Ne duhet të përgatitemi për betejën më të madhe – anëtarësimin në OKB dhe për këtë duhet vullnet i pathyeshëm, mbështetje e miqve dhe vizion strategjik” ka shkruar Hoxhaj.

Ai me tej ka thënë se “parimi jonë i politikës së Jashtme duhet të jetë rritja dhe zgjerimi i sovranitetit të Kosovës dhe unitet i brendshëm me një Serbi antievropiane dhe antiperëndimore. Kosova nuk është bërë në një ditë. Për të, do të luftojmë me mjetet politike, diplomatike dhe vlerat më perëndimore që përfaqësojmë.

Kosova nuk arriti të anëtarëoshet sot në UNESCO për mungesën e tri votave.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat