Dacic: Behgjet Pacolli erdhi për të korruptuar shtete në Paris

Lajme

Dacic: Behgjet Pacolli erdhi për të korruptuar shtete në Paris

Më: 9 nëntor 2015 Në ora: 18:20

Ministri i Jashtëm i Serbisë Ivica Dacic ka thënë se shumë shtete janë përballë me presion që të votojnë për anëtarësimin e Kosovës në UNESCO. Ai ka thënë se për Serbinë mospranimi i Kosovës është fitore.
Dacic më pas ka akuzuar Pacollin i cili sipas tij ka korruptuar shtetet që të votojnë pro Kosovës.

“Do t’ua japë një shembull , dhe ky shembull është Behgjet Pacolli” ka thënë Dacic.

Sipas tij, Pacolli ka thënë se Pacolli ka qenë i pranishëm në korridorin e ndërtesës së UNESCO’s.

“Kjo nuk ka pasur asgjë të bëjë me votimin. Ai ka pasur të bëjë me dicka krejt tjetër dhe kjo është korruptimi i shtetete të botës që të votojnë” ka thënë Dacic.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat