Osmani për UNESCO: Për dështime të tilla duhet të ketë dorëheqje

Lajme

Osmani për UNESCO: Për dështime të tilla duhet të ketë dorëheqje

Më: 9 nëntor 2015 Në ora: 19:20

Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Vjosa Osmani, ka deklaruar në Info Magazine të Klan Kosovës se mos-pranimi i Kosovës në UNESCO është dështimi më i madhe i Kosovës në dy dekadat e fundit.
Ajo tha se në vende demokratike dështime të tilla çojnë në dorëheqje të funksionarëve që kanë qenë përgjegjës për dështimin.

“Unë mendoj që ky është dështimi më i madh i Kosovës në arenën ndërkombëtare që nga vitet 90-ta”.

“Për sa vite me radhë në procesin e dialogut Kosovë-Serbi, përkundër premtimeve që do të ketë një marrëveshje që Serbia nuk do ta bllokojnë anëtarësimin e Kosovës në organizata ndërkombëtare, kjo nuk është arritur”, tha Osmani

“Kur një ministër i jashtëm dështon në projektin më të madh të nisur të tij, dorëheqja e tij do të duhej të vinte. Kjo do të ndodhte në një shtet normal, por unë nuk pres që kjo të ndodhë në rastin e zotit Thaçi”, tha Osmani.

“Ne ende s’i kemi 130 njohje, nuk e di pse gjithë ky vlug pa pasur përgatitje të madhe, sepse kërkohet një prag i lartë i votave”, tha ajo.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat