Video shokuese: ISIS ekzekuton 200 fëmijë sirianë

Lajme

Video shokuese: ISIS ekzekuton 200 fëmijë sirianë

Më: 9 nëntor 2015 Në ora: 20:50

KUJDES: PAMJE SHQETESUESE

Militantët e Shtetit Islamik kanë ekzekutuar më shumë se 200 fëmijë sirianë brenda territorit të kontrolluar prej tyre.

Sipas Daily Mail, fëmijët u ulën në gjunjë, ndërsa pas tyre qëndronin militantët e armatosur.

Një militant hap zjarr i pari, duke i qëlluar fëmijët individualisht.

Më pas edhe të tjerët hapin zjarr mbi fëmijët, ndërkohë që ajri mbushet me pluhur.

Video mendohet se është bërë brenda Sirisë, me shumë gjasë në Raka.

Shteti Islamik njihet për ekzekutimet barbare, por nuk ka pasur ndonjëherë raportime për një ekzekutim fëmijësh në këto përmasa.

Video zgjat 30 sekonda dhe është shumë e tmerrshme për t’u transmetuar e paedituar.

Nuk dihet përse janë vrarë fëmijët.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat