Surpriza, shteti që nuk e ka njohur Kosovën, voton pro për UNESCO-n

Lajme

Surpriza, shteti që nuk e ka njohur Kosovën, voton pro për UNESCO-n

Nga: I.Jakupi Më: 9 nëntor 2015 Në ora: 21:58

Përderisa disa shtete që kanë njohur pavarësinë e Kosovës kanë abstenuar ose votuar kundër anëtarësimit të Kosovës në këtë organizatë, një shtet që deri tani ka refuzuar njohjen e Kosovës na ka bërë një surprizë të mirë.

Sudani, shtet i Afrikës, befasisht ka votuar pro anëtarësimit të Kosovës në UNESCO, duke pas parasysh se marrëdhëniet e këtij shteti nuk janë edhe aq të mira me sponzorisuesit e pavarësisë së Kosovës.

Pas këtij votimi shpresojmë se ky shtet do ta njeh edhe pavarësinë e Kosovës./Bota sot

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat