Selimi: Kemi punuar shumë – Palestina na befasoi

Lajme

Selimi: Kemi punuar shumë – Palestina na befasoi

Më: 10 nëntor 2015 Në ora: 18:42

Zëvendësministri i Punëve të Jashtme, Petrit Selimi ka thënë se anëtarësimi në UNESCO ishte i vështirë dhe mosanëtarësimin e bën edhe më të dhimbshëm fakti që gjithçka dështoi për pak vota.

“Pragu jonë ishte 2/3, ndërsa pragu i Serbisë 1/3 shumë më lehtë, për tre vota të dhimbshme nuk kaluam”.
“Krejt çka është folur më pastaj ka qenë pozitive në mesin e qytetarëve, kemi pasur shumë përkrahje”.
Selimi ka kërkuar që analiza të bëhet pa ndikime, ndërsa votën e marrë e ka quajtur si tregues të mirë për të ardhmen e Kosovës.
“Analizën duhet ta bëjmë më gjakftohtësi dhe me ekspertë; e kemi ditur që do të jetë vështirë dhe ngushtë”.

“Çka kemi fituar është se jemi zgjuar kemi krijuar shumë kontakte të reja që ishin shu pas 2008 kemi krijuar aleanca të reja, nga shtete që shumë pak dinë për Kosovën”.
“Kjo është një dosje shumë e mirë për ta përdorur në të ardhmen. Kjo është edhe përvojë e re edhe për diplomatët tanë, pasi s’kemi pasur më herët përvojë të bashkëpunimit multilateral”.
“Që nga janari deri në gusht ne nuk e kemi bërë publik lobimin tonë për UNESCO-n. Elementi i dytë pozitiv është ndarja e votave perëndimore dhe atyre lindore. Tani kemi kontakte më shuam shtete që i përqafojnë vlerat tona”.

Zëvendësministri ka thënë poashtu se punë e madhe është bërë për një rezultat pozitiv, ndërsa ka rishprehur habinë me vendimin e Palestinës, njofton Klan Kosova.
“Ka pasë shtete që na njohin me nota verbale, që kanë thënë ne jemi përkrahëse të Kosovës, por në këtë aspekt ne nuk e pranojmë Kosovën në UNESCO për këto arsye që nuk kanë të bëjnë më Kosovën”.
“Ka qenë angazhimi më i madh sipas një diplomati të State Departamentit që prej vendimit të GJND-së. Ishte edhe një numër i vogël i shteteve që na njohin dhe abstenuan, analizën do ta bëjmë pak më vonë”.

“Palestina ka qenë befasuese për shkak të premtimeve që i ka dhënë për Kosovën dhe komunikimin direkt që kemi pasur me to. Nëse e shikojmë UNESCO-n nga 111 anëtarë 34 kanë qenë shtete se nuk e njohin. Ishte edhe një luftë mes dy superfuqive, që ndoshta u rikthy edhe ajo lufta e ftohtë”.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat