Reagon Daçiq: Kjo është goditje e dialogut në Bruksel

Lajme

Reagon Daçiq: Kjo është goditje e dialogut në Bruksel

Më: 10 nëntor 2015 Në ora: 20:19

Ministri i Punëve të Jashtme të Serbisë, Ivica Daçiq ka reaguar ndaj vendimit të Gjykatës Kushtetuese të Kosovës që të suspendojë marrëveshjen për Asociacionin. Sipas tij, kjo është goditje e dialogut në Bruksel.

Përveç kësaj, sipas tij, kjo është edhe kërcënim për stabilitetit rajonal.
“Vendimi i Gjykatës Kushtetuese së Kosovës që të pezullojë marrëveshjen për themelimin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe është rast i paprecendet i shmangies së përgjegjësisë nga marrëveshja e arritur me prani të BE-së në Bruksel dhe kërcënim i madh i stabilitetit në rajon.

Tërësia e marrëveshje së Brukselit është themelimi i Asociacionit dhe ky hap i Prishtinës paraqet goditje të madhe në dialogun e Brukselit, i cili po e humb kuptimin”, ka thënë Daçiq.

Sipas tij, Prishtina po tallet me bashkësinë ndërkombëtare dhe Bashkimin Evropian, pasi që nuk ekziston mundësia që dikush të suspendojë marrëveshjen e Brukselit.

“Tash është radha e BE-së dhe SHBA-ve, pasi që po të suspendonte Serbia ndonjë marrëveshjem tash do të merrte reagimet dhe akuzimet me të ashpra”, ka thënë ai.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat