Gecaj i kundërpërgjigjet Daçiqit, marrëveshja parasheh kontroll të Kushtetueses në disa faza

Lajme

Gecaj i kundërpërgjigjet Daçiqit, marrëveshja parasheh kontroll të Kushtetueses në disa faza

Nga: M.Lakna Më: 11 nëntor 2015 Në ora: 09:36

Marrëveshja e për Asociacionin e Komunave serbe, do të kaloj nëpër kontrollin e Gjykatës Kushtetuese të Kosovës, në disa faza të zbatimit të saj. Kështu ka thënë Bajram Gecaj, zëvendësministër i Pushtetit Lokal, duke iu kundërpërgjigjur Ministrit të Punëve të Jashtme të Serbisë, Ivica Dacic.

“Ministri i Punëve të Jashtme i Serbisë, Ivica Dacic, paska thënë se Prishtina po tallet me bashkësinë Më poshtë postimi i plotë i Gecajt:

ndërkombëtare, si reagim i tij ndaj vendimit të Gjykatës Kushtetuese të Republikës së Kosovës për pezullimin e Marrëveshjes së Asociacionit të Komunave me shumicë Serbe. Ja rikujtojmë atij se nëse bëhet fjalë për ndonjë tallje, atëherë kjo do të ishte një tallje jona e përbashkët, pasi që edhe kryeministri i tij, por edhe zonja Mogerini, kanë nënshkruar këtë marrëveshje e cila në brendinë e sajë parasheh një kontroll të tillë të kushtetueses, dhe atë në disa faza; pra, jo vetëm një herë”, ka shkruar Gecaj në profilin e tij në Facebook.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat