Thaçi drejt përmbysjes së karrierës!

Lajme

Thaçi drejt përmbysjes së karrierës!

Nga: Mimozë Lakna Më: 11 nëntor 2015 Në ora: 17:53

A po thyhet një prej ikonave të partive të dala nga lufta!? Kjo është jo më dilema, por kërkesa që po bëhet gjithnjë e më artikuluar. Kjo çështje u rikthye në debat, menjëherë pas dështimit të Kosovës për pranim në UNESCO. Madje kokën e Thaçit, si shef të diplomacisë së Kosovës mund ta kërkojë edhe diplomacia perëndimore, e cila sikur u ndie e tradhtuar nga humbja përballë Rusisë dhe Serbisë, në një sfidë ku Kosova pritej të arrinte më lehtë fitoren, pasi fatmirësisht shumë shtete u bindën nga aleatët që të abstenonin, dhe kështu ta reduktonin numrin e votave të nevojshme pro anëtarësimit!

Korrupsioni dhe dështimet tjera

Dështime të mëdha në shumë fusha e përcollën Kosovën, që kur në krye të saj erdhi Partia Demokratike e Kosovës dhe Hashim Thaçi, tani zëvendëskryeministër dhe Ministër i Punëve të jashtme.
Korrupsion, mosfunksionim i sistemit të drejtësisë, skandale vendore e diplomatike, nën udhëheqjen e Qeverisë Thaçi, e përcollën Kosovën për këto tetë vite.

(Tekstin e plotë mund ta lexoni të enjten në publikimin e shtypur të gazetës kombëtare “Bota sot” në Kosovë dhe diasporë)

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat