Vetëshpallja e asociacionit serb

Lajme

Vetëshpallja e asociacionit serb

Nga: Ridvan EMINI Më: 12 nëntor 2015 Në ora: 18:02

Gjykata Kushtetuese e Kosovës, ka pezulluar funksionalizimin e Asociacionit të komunave serbe në Kosovë, për ta testuar kushtetutshmërinë e tij, por kjo si duket nuk i ka gjetur të gatshëm as Prishtinën zyrtare e as përfaqësuesit serb në Kosovë. Megjithatë, situata mund të duket shumë më e komplikuar se kaq, ngase njëra palë është e mendimit se veprimi i Gjykatës Kushtetuese të Kosovës, vjen thjesht si produkt i anshmërisë politike.

Burimet e gazetës “Bota sot” bëjnë të ditur se qarqe ndërkombëtare të involvuara në Kosovë, janë të alarmuara me mundësinë e krijimit të një situate të dalë nga kontrolli, e cila vjen si pasojë e pezullimit të Asociacionit të komunave serbe nga ana e Gjykatës Kushtetuese të Kosovës. Në anën tjetër elemente radikale serbe në Kosovë janë duke u koordinuar me Beogradin lidhur me modalitetet e disa lëvizjeve të njëanshme, ku njëra nga ato është edhe shpallja e funksionimit të Asociacionit të komunave serbe në Kosovë, pa u koordinuar fare për këtë qoftë me institucionet e Kosovës, qoftë me faktorin ndërkombëtarë.

(Tekstin e plotë mund ta lexoni të premten në publikimin e shtypur të gazetës kombëtare “Bota sot” në Kosovë dhe diasporë)

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat