​Kryeministri dërgon njerëz të kabinetit për ngushëllime në ambasadën e Francës (Video)

Lajme

​Kryeministri dërgon njerëz të kabinetit për ngushëllime në ambasadën e Francës (Video)

Më: 14 nëntor 2015 Në ora: 17:37

Në shenjë të nderimit për viktimat e sulmeve terroriste që ndodhën dje në Paris, krerë të lartë të institucioneve të Kosovës e po ashtu edhe qytetarë të tjerë kanë vendosur lule para ambasadës franceze në Kosovë.

Me këtë rast, gjatë ditës kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli në emër të gjithë Kuvendit, shprehu ngushëllime familjarëve të viktimave të sulmeve terroriste në Paris.

E në orët e mbrëmjes, në pamundësi që të vie kryeministri Isa Mustafa, ambasadën e Francës e vizitoi shefja e stafit në kabinetin e kryeministrit, Vlora Dumoshi.

Dumoshi në emër të kryeministrit vendosi lule para kësaj ambasade duke i shprehur keqardhje ambasadores së Francës, Maryse Daviet, për ngjarjen e tmerrshme që ka ndodhur gjatë natës së djeshme në Paris.

Dumoshi: Kemi sjell lule në emër të kryeministrit

“Ne sot kemi ardhur Zyra e Kryeministrit, në emër të kryeministrit Mustafa t’i sjellim disa lule. Sot jemi me popullin e Francës me këtë tragjedi e cila ka ndodhur dhe është kërcënim për krejt botën. Jemi ardhur në vizit ë”, tha Dumoshi.

E ambasadorja e Francës në Kosovë, Daviet tregoi pikëllimin që po e ndiejnë ata, duke shtuar se ndihet shumë falënderuese nga populli i Kosovës të cilët po qëndrojnë pranë popullit Francës në këto çaste të vështira.

Daviet: Jemi të pikëlluar i gjithë stafi

“Jemi të pikëlluar i gjithë stafi. Është vendi ynë dhe populli ynë i mirë, por në Kosovë ne ndjehemi mirë nga ngushëllimet që marrim nga kosovarët pasi po qëndrojnë krah nesh dhe popullit tonë të mirë. Ju faleminderit shumë”

E kjo ambasadë, për t’i nderuar viktimat e tyre ka ulur në gjysmë shtizë flamurin e Francës dhe atë të Bashkimit Evropian që gjenden në objektin e saj.

Ndryshe presidentja Jahjaga ka shpallur ditën e nesërme ditë zie për nder të viktimave të sulmit terrorist në Francë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat