Mendohet se tre nga terroristët në Paris janë nga Belgjika

Lajme

Mendohet se tre nga terroristët në Paris janë nga Belgjika

Më: 14 nëntor 2015 Në ora: 18:41

(E plotësuar) - Zyrtarët e Belgjikës kanë deklaruar se tre nga tetë terroristët në Paris kanë arritur nga Belgjika.

Zyrtarët e Belgjikës kanë deklaruar se tre nga tetë terroristët në Paris kanë arritur nga Belgjika.

Siç kanë deklaruar ata , besohet se ata kanë ardhur nga vendbanimet në periferi të Brukselit që të cilët me shumicë janë myslimanë.

Një numër i madh arrestimesh në Belgjikë për sulmet në Paris

Ministri belg i Drejtësisë tha se një sërë arrestimesh janë bërë në Bruksel në lidhje me sulmet në Paris, sipas Agjencisë së Lajmeve Associated Press.

Arrestimet u kryen pasi policia bastisi një lagje në kryeqytetin belg të shtunën në mëngjes.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat