​Katër persona të arrestuar në Belgjikë

Lajme

​Katër persona të arrestuar në Belgjikë

Më: 14 nëntor 2015 Në ora: 19:29

Policia e Belgjikës ka arrestuar në Bruksel katër të dyshuar se kanë lidhje me sulmet e mbrëmshme terroriste në Paris, kanë deklaruar autoritetet belge.

Zëdhënësi i prokurorisë Kun Hens u tha gazetarëve se në periferi të Brukselit në vendin e quajtur Molenbeek, kryesisht jetojnë qytetarë me origjinë marokene, është kryer një aksion anti terrorist ku janë arrestuar disa persona.

që kryesisht qytetarët me origjinë marokene , kryer veprime terroriste , në të cilën janë arrestuar disa njerëz .

Aksioni ka filluar pasi që është zbuluar se njëra nga veturat nga e cila terroristët kanë shtënë në mysafirët e restorantit në Paris ka pasur targa të regjistrimit nga Belgjika e që kanë lidhje me adresat e tyre në Molenbek.

Edhe pse nuk janë publikuar detaje të arrestimit, mediat belge bëjnë të ditur se janë arrestuar katër persona, tre nga të cilët janë belgë ndërsa I katërti shtetas francez.

Thuhet se bëhet fjalë për grupin terrorist ku kanë marrë pjesë në sulmin në Paris dhe kanë arritur të ikin në Belgjikë pa s sulmit.

Belgjika mban numër rekord të qytetarëve të saj që iu kanë bashkuar organizatave xhihadiste në Lindje të Mesme, ndërsa Molenbek ka reputacionin si “çerdhe e terroristëve” për shkak të aktiviteteve ekstremiste në këtë lagje periferike.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat