Kjo është heroina që ndihmoi të plagosurit dhe i futi brenda shtëpisë

Lajme

Kjo është heroina që ndihmoi të plagosurit dhe i futi brenda shtëpisë

Më: 14 nëntor 2015 Në ora: 21:52

Margarida Sousa jeton përballë teatrit Bataclan dhe mirëpriti të plagosurit në shtëpinë e saj.
Gruaja heroin që ndihmoi të plagosurit që ishin në gjendje të rëndë gjatë sulmit në Paris ka përshkruar lëndimet e tyre të tmerrshme.

Ajo tregoi numrin e njerëzve që ia mësynë në shtëpinë e saj duke kërkuar strehim teksa largoheshin nga vendngjarja e sulmit terrorist.

Margarida tha ekskluzivisht për The Mirror: “Kanë qenë rreth 40 njerëz të cilët erdhën në ndërtesë dhe ata u përpoqën për tu fshehur kudo”.
“Ata erdhën në banesën time dhe e disa shkuan në një apartament në katin e katërt”
“Ishin gjashtë të lënduar dhe njërin në gjendje kritike, një vajzë kishte dy plumba mbrapa shpinës. Po ashtu ishin edhe dy meshkuj të lënduar, të cilët ishin plagosur në krahët e tyre dhe po gjakosnin gjithkund. Një tjetër vajzë kishte një plumb që kishte depërtuar nga krahu drejt gjoksit të saj”.

“Ishte e tmerrshme, kishte gjak gjithkund, secili ishte në panik. Zjarrfikësit, policia dhe mjekët erdhën dhe tentonin që ta qetësonin secilin dhe të më ndihmonin mua që të kujdesem për ata” tha ajo.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat