Shumë shtetas të huaj viktima të gjakderdhjes në Paris

Lajme

Shumë shtetas të huaj viktima të gjakderdhjes në Paris

Më: 14 nëntor 2015 Në ora: 22:29

Në mesin e 129 të vrarëve nga sulmet në Paris deri më tani janë identifikuar edhe shumë të huaj.

Sipas Ministrisë së Punëve të Jashtme të Belgjikës janë vrarë së paku dy shtetas nga ky vend, transmeton AFP.

Edhe Ministria e Punëve të Jashtme të Rumanisë konfirmon se në sulmet terroriste janë vrarë dy rumunë.

Janë vrarë edhe dy motra nga Tunizia, që jetonin në qytetin Krezo dhe në Paris erdhën që të festojnë ditëlindjen e një miku, thuhet nga Ministria e Punëve të Jashtme të Tunizisë.

Zyra e Jashtme e Britanisë bën të ditur se në Paris është vrarë një shtetas i këtij vendi por kanë frikë se numri mund të jetë më i madh.

Sipas autoriteteve të Portugalisë në sulme ka vdekur edhe një portugez 63 vjeç që ka jetuar në Paris dhe ka punuar në transportin publik, ai është vrarë në afërsi të “Stade de France”.

Është vrarë edhe 29 vjeçari spanjoll Alberto Gomnzales Garido që ishte i pranishëm në teatrin Bataclan kanë deklaruar autoritetet e Spanjës.

Një qytetar suedez është plagosur ndërsa një tjetër është vrarë nga armët e zjarrit ka deklaruar Ministria e Punëve të Jashtme të Suedie.

Po ashtu është konfirmuar edhe për vdekjen e një student amerikane nga Kalifornia.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat