Ja momenti i sulmit në sallën e koncerteve në Bataclan (Video)

Lajme

Ja momenti i sulmit në sallën e koncerteve në Bataclan (Video)

Më: 15 nëntor 2015 Në ora: 10:56

Një video është shpërndarë nëpër mediat e huaja në lidhje me ngjarjet e Parisit, ku ofrohen pamje gjatë koncertit që po mbahej në sallën e koncerteve në Teatrin e Bataclanit të premten mbrëma në Paris.

Video e postuar në rrjetin social “Instagram” nga Sebastian Snow, shfaq momentet kur xhihadistët hynë dhe fillojnë të shtënat në momentet kur bendi muzikor “Eagles of Death Metal” ishte në përfundim të këngës.

Në video shihet se si njëri prej bateristëve bie poshtë me të filluar të shtënat, ndërsa ai në anën tjetër shmanget dhe del nga bina, gjersa kitaristi i grupit shtanget në mes të skenës.

“Pamjet e fundit pak para të shtënave. Panik dhe horror”, ka shkruar Snow, gjersa komentet nën postimin e tij kanë qenë të gjitha me dozë dëshpërimi dhe tronditjeje.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat