A është Kosova në shënjestër të sulmeve terroriste

Lajme

A është Kosova në shënjestër të sulmeve terroriste

Nga: Mimozë Lakna Më: 15 nëntor 2015 Në ora: 18:00

Sulmet terroriste në Francë, të cilat morën jetën e rreth 128 personave, kanë tronditur gjithë botën. Imune ndaj ngjarjeve të tilla nuk është as Kosova, kur dihet se viteve të fundit ka me qindra të arrestuar, si të dyshuar për terrorizëm. Po ashtu, vitin e kaluar Kosova për pak sa nuk u godit nga një sulm terrorist, i përgatitur nga shtetasi serb Sllobodan Gavriç i cili u zu nga Policia e Kosovës me rreth 13 kilogram në lagjen Arbëria të Kryeqytetit.

Kujdes ndaj terrorizmit

Cak i sulmit të Gavriqit, thuhet të ketë qenë Hoteli Grand dhe Katedralja Nënë Tereza. Eksperti i Sigurisë, Avni Islami, në një prononcim për “Bota sot”, thotë se pas sulmeve që ndodhën në Francë por edhe në kryeqytetet e tjera botërore, askush nuk mund të ndihet i sigurt. Sipas Islamit, ndonëse Kosova nuk është e rrezikuar edhe aq nga sulmet e tilla, institucionet duhet t`i ngrisin mekanizmat e tyre në luftën kundër terrorizmit.
“Pas sulmeve terroriste në Francë, në 10 vitet e ardhshme bota do të duket më ndryshe. As një vend nuk do të jetë i sigurt. Pas sulmeve terroriste të trenave në Madrid, kullave binjake në Amerikë , dhe sulmit Kamikaz Në Paris,'as një vend nuk do të jetë i sigurt, por një gjë duhet të shtohet se Kosova është larg asaj se do të mund të ndodhte diçka e tmerrshme”, vlerëson Islami.

(Tekstin e plotë mund ta lexoni të hënën në publikimin e shtypur të gazetës kombëtare “Bota sot” në Kosovë dhe diasporë)

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat