Paris, edhe italiania që ishte shpallur e zhdukur ka vdekur

Lajme

Paris, edhe italiania që ishte shpallur e zhdukur ka vdekur

Më: 15 nëntor 2015 Në ora: 19:41

Valeria Solesin, 28-vjeçarja italiane nga Venezia që u shpall e humbur në Paris të premten, mësohet se ka vdekur.

Një gjë të tillë e ka bërë të ditur babai i të dashurit të vajzës, Corrado Ravagnani.

Hëpërhë lajmi nuk është konfirmuar nga ministria e jashtme italiane. E reja ndodhej të premten së bashku me të dashurin Andrea te Bataclan.

Ata u shkëputën nga njëri-tjetri fill pas sulmit të terroristëve dhe për Valeriën nuk pati më asnjë lajm.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat