​Sulmet në Paris, rritet në 132 numri i të vdekurve - kronikë e ditës së sotme

Lajme

​Sulmet në Paris, rritet në 132 numri i të vdekurve - kronikë e ditës së sotme

Më: 15 nëntor 2015 Në ora: 20:36

Ndërsa hetimet për zbardhjen e plotë të ngjarjes vazhdojnë, zyrtarët e spitaleve franceze lajmërojnë se bilanci i të vdekurve ka shkuar në 132, ndërsa shumë të tjerë vazhdojnë të jenë në gjendje kritike për jetën.

Policia ka identifikuar dy autorët e tjerrë kamikazë që shpërthyen veten të premten. Të dy ishin me kombësi franceze dhe jetonin në Belgjikë. Ata ishin 20 dhe 31 vjeç. Identitetet e tyre nuk janë bërë ende të ditur.

Sipas raportimeve të fundit të mediave botërore, autoritetet franceze dyshojnë se 3 vëllezër janë pjesë e sulmeve që tronditën Parisin. Njëri prej tyre vdiq gjatë sulmeve, një tjetër është arrestuar në Belgjikë, ndërsa fati i të tretit nuk dihet ende.

Më herët, hetuesit francezë kanë identifikuar një prej atentatorëve të sulmeve në Paris. Bëhet fjalë për Omar Ismail Mostefai shtetasi francez 29 vjeçar me rekorde kriminale që njihet për lidhjet e tij me ekstremistët.

Hetuesit e kanë identifikuar pasi gjetën në qendrën e koncerteve “Bataclan” shenjat e tij të gishtërinjve ku tre kamikazë hodhën veten në erë.

Policia po heton edhe familjen e 29 vjecarit ndërsa babai dhe vëllai i tij janë marrë në pyetje.

“Është çmenduri. Edhe unë isha në Paris të premten në mbrëmje dhe e pashë terrorin” tha vëllai i madh i Mostefait për AFP përpara se të ndalohej nga policia.

Ai tregoi se nuk kishte kontakte me të vëllanë prej vitesh për shkak të konflikteve familjare dhe se ishte habitur kur kishte mësuar se ishte bërë pjesë e ekstremistëve. Mostefai është nga qyteti i Kurkurone 25 kilomenta në jug të Parisit. Ai jetoi në Shartrë deri në 2012 dhe shkonte rregulisht në xhami.

29 vjecari ishte përfshirë në disa krime të vogla por nuk ishte dënuar asnjëherë. Sipas forcave të sigurisë ai ishte radikalizuar në 2010-ën por nuk ishte përfshirë në asnjë hetim për akuzën e terrorizmit.

Prokurorët po hetojnë nëse Omar Ismail Mostefai k a qenë apo jo në Siri vitet e fundit ku mund të ketë krijuar kontakte me militantët e Shtetit Islamik. Sipas prokurorëve 7 prej terroristëve të armatosur me kallashnikovë dhe jelek me eksploziv ishin organizuar një 3 grupe, por ka dyshime se disa terroristë të tjerë kanë arritur të largohen.

Po ashtu në periferi të Parisit është gjetur një tjetër mjet i braktisur me armatime i cili dyshohet se u përdor nga terroristët.

Hetuesit po hetojnë nëse tre personat të arrestuar në Belgjikë kanë lidhje me terroristët, pasi ka dyshime se ata mund të kenë qenë në mesin e atentatorëve të cilët mundën të shpëtojnë. Një makinë e zezë Polo me targa belge që u gjet pranë sallës së koncerteve në Bataclan ishte marrë me qira nga një francez që jetonte në Belgjikë. Ai u identifikua ndërsa po drejtonte një tjetër makinë në një pikë kufitare duke hyrë në Belgjikë me dy pasagjerë.

Tre grupe terroristësh sulmuan Parisin në 6 vende të ndryshme, duke shkaktuar 129 viktima dhe mbi 350 të plagosur. 7 prej terroristëve vdiqën gjatë sulmeve, 6 hodhën veten në erë kursë një prej tyre u qëllua nga policia.

Numri më i lartë i viktimave u shënua në pallatin e Koncerteve “Bataclan”

Ora 19:42 – Identifikohen 2 francezë të tjerë si autorët e mundshëm të sulmit në Paris

Policia ka identifikuar dy autorët e tjerrë kamikazë që shpërthyen veten të premten.

Të dy ishin me kombësi franceze dhe jetonin në Belgjikë. Ata ishin 20 dhe 31 vjeç.

Identitetet e tyre nuk janë bërë ende të ditur.

Më herët, policia identifikoi Ismael Omar Mostefai si një nga 7 autorët që vdiqën gjatë sulmit.

Ora 19:30 – Shkon në 132 numri i të vdekurve

Tre persona të tjerë të plagosur nga sulmet e së premtes kanë vdekur për shkak të plagëve të rënda që kishin marrë.

Këtë e bënë të ditur zyrt arët nga spitalet ku trajtoheshin personat në fjalë.

Ndërsa numri i të vdekurve shkoi në shifrën 132, shumë të tjerë mbeten në gjendje kritike.

Ora 19:23 – Hollande kërkon vazhdimin e gjendjes së jashtëzakonshme

Presidenti francez Francois Hollande tha se ai kërkon që gjendja e jashtëzakonshme e shpallur pas sulmeve në Paris të zgjasë tre muaj.

Ora 19:00 – Alarm gjatë përkujtimoreve të viktimave në katedralen e Notre Dame

Ka sërish panik në Paris. Është evakuuar sheshi Republika. Gjatë ceremonisë përkujtimore të viktimave në katedralen Notre Dame është dhënë një alarm për bombë.

E përditshmja franceze Le Monde, flet për panikun që është përhapur tek qytetarët. Edhe pse disa media flasin për të shtëna, asgjë nuk është konfirmuar ende. Tensioni tek populli francez vazhdon edhe pas sulmeve në qytetin e Parisit.

Qytetarët vazhdojnë të vendosin qirinj për viktimat.

Ora 18:35 – Policia franceze është në kërkim të një personi me emrinAbdeslam Salah, pasi dyshohet të ketë lidhje me sulmet në Paris.

Ora 18: 20 – Identifikohet një tjetër autor

Trupi i një tjetër autori të përfshirë në sulmet që ndodhën në Paris është identifikuar, thonë burime të agjencisë franceze të lajmeve AFP.

Burimet thonë se ai ishte një nga tre vëllezërit që besohet se kanë marrë pjesë në sulme.

Trupi i tij u gjet në sallën e ceremonive në Bataclan

Ora 17:23 – Dyshohet për tre vëllezër të përfshirë në sulmet në Paris

Tre vëllezër janë përfshirë në sulmet terroriste në Paris, sipas Agjencisë franceze të lajmeve, AFP. Njëri prej tyre vazhdon të jetë i lirë.

Duke cituar burime të veta, AFP raporton se një nga vëllezërit vdiq gjatë sulmeve të premten në darkë, njëri është n ë paraburgim në Belgjikë, por nuk dihet nëse ai mori pjesë në sulm.

Për të tretin prej vëllezërve nuk dihet ende nëse vdiq gjatë sulmeve apo është arratisur.

Raportet e mëparshme treguan se policia është në ndjekje të një personi që mori me qera makinën tip Volkswagen Polo të zezë, që u përdor gjatë sulmeve.

Ora 17:00 – Thirrje NATO-s për t’iu bashkuar luftës kundër ISIS

Ngjarjet rreth sulmeve në Paris, kanë çuar në rritjen e thirrjeve drejtuar NATO-s për t’iu bashkuar luftës kundër Shtetit Islamik.

Duke folur për BBC, admirali James Stavridis, një ish-komandant suprem i Forcatve Aleate të NATO-s, tha: “Unë mendoj se NATO duhet të ndërhyjë”.

Pak më herët, Zv/ministri i jashtëm rus, Sergey Ryabkov, tha se shpresonte që NATO të ndryshojë prioritetet e saj pas sulmeve terroriste që ndodhën në Francë ku mbetën të vrarë 129 persona.

“Bota po ndryshon, dhe kj o goditje, që tundi jo vetëm Parisin por të gjithë botën, duhet të ndryshojëë shkallën e prioriteteve të kolegëve tanë në Uashington dhe në kryeqeytetet e tjera të NATO-s,” u shpreh ai.

Ora 16:00 – Obama dhe Putin takohen në samitin G20

Presidenti amerikan Barack Obama dhe ai rus Vladimir Putin kanë zhvilluar një bisedë private gjatë samitit G20 të zhvilluar në Turqi.

Takimi zgjati rreth 15 minuta.

Ora 15:33 – Policia vazhdon kërkimet për një të dyshuar

Policia ende po vazhdon kërkimet për një të dyshuar në lidhje me sulmet, raporton stacioni televiziv francez BFM, duke cituar burime nga policia.

Personi në fjalë besohet të ketë kombësi franceze, dhe kishte një makinë të tipit Volkswagen Polo të zezë pranë teatrin Bataclan, ku vdiqën 89 persona.

Nuk dihet nëse ky person mori pjesë në sulme.

Ora 15:10 – Një minutë heshtjë në Bundest ag-un gjerman në Berlin

Jo shumë larg nga Parisi, në një kryeqytet tjetër, atë të Gjermanisë u mbajt një minutë heshtje për 129 viktimat në Francë.

Parlamenti gjerman në Berlin, e konsideroi ditën e sotme ditë zie për njerëzit që humbën jetën nga sulmet terroriste të premten.

Ora 14:45 Në Belgjikë arrestohen edhe 4 persona të tjerë

Policia e Belgjikës ka arrestuar gjithësej 7 persona si të dyshuar në përfshirjen e sulmit në Paris. Sot u arrestuan 4 persona, ndërsa ditën e shtunë 3 të tjerë.

Ora 13:20 G20 ka vendosur të rrisë kontrollet e kufijve pas sulmeve në Paris

Udhëheqësit e 20 vendeve më të fuqishme të botës kanë rënë dakord për të rritur kontrollin e kufijve dhe sigurinë e aviacionit në vazhdën e sulmeve të Parisit. Grupi G20, që është mbledhur në Turqi dhe tha se mbeten të bashkuar në luftën kundër terrorizmit.

Ora 12:00 Në makinën e braktisur u gjeten disa arme kallashnikov

Disa armë Kallashnikov u gjetën në makinën e braktisur që besohet se janë përdorur nga sulmuesit e Parisit, raporton agjencia franceze e lajmeve AFP, duke cituar burime gjyqësore.

Ora 11: 15 Konfirmohet viktima e pare italiane

Konfirmohet viktima e parë italiane në teatrin Bataclan në Paris. Ajo quhet Valeria Solesin 28 vjec, studente e doktoraturës në Universitetin e Sorbonës në degën e Demografisë

Ora 10:10 mediat serbe publikojne foton e një tjetër terroristi të dyshuar

Megjithatë Kryeprokurori francez tha se ende duhet zbuluar se nga erdhën terroristët dhe kush i ka financuar.Mediat serbe kanë publikuar foton e një terroristi të dytë që besohet se ka hedhur veten në erë gjatë sulmeve në Paris. Sipas gazetës Ahmed Almuhamed 25 vjeç ka hedhur veten në erë në sallën e koncerteve në Bataclan. Ai kishte mbërritur me një tjetër terrorist nga Siria duke ndjekur rrugën, Greqi, Maqedoni, Serbi.

Ora 10:00 Arrestohen familjarët e Omar Ismail Mostefai

Policia franceze ka arrestuar 6 oersina të afërt me Omar Ismail Mostefai, i cili mori pjesë në vrasjet në sallën e koncerteve Bataclan. Mes të arrestuarve janë babai, vëllai dhe motra.

Ora 09:40 Publikohet videoja e sulmit në sallën e koncerteve Bataclan

Një tjetër video është publikuar, e cila tregon momentin e sulmit të terroristëve në sallën e koncerteve “Bataclan”, ku mbetën të vrarë 89 persona.

Ora 09:20 Gjendet një tjetër mjet, dyshohet se u përdor nga terroristët

Në periferi të Parisit është gjetur një tjetër mjet i braktisur i cili dyshohet se u përdor nga terroristët. Makina tip Seat Leone ng jyrë e zeze, dyshpohet se është përdorur nga sulmuesit në restorant, ku mbetën të vrarë 39 persona.

Ora 09:00 FBI dergon ekspertet ne Paris

Në ndihmë të hetuesve francezë FBI do të dërgojë një ekip të agjendëve të saj në Paris për të asistuar në hetimet e autoritetet franceze.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat