Kerry në Kosovë për korrupsionin, dialogun dhe ISIS-in

Lajme

Kerry në Kosovë për korrupsionin, dialogun dhe ISIS-in

Më: 30 nëntor 2015 Në ora: 16:40

(E plotësuar)- Sekratari Amerikan i Shtetit John në vizitën e parë në Ballkan si kryediplomat amerikan të mërkurën do të nënvizojë brengën për mungesën e progresit në Kosovë, 16 vjet pas luftës të udhëhequr nga SHBA e cila e vendosi Kosovën në rrugën e pavarësisë.

Reuters shkruan se si Kosova po ballafaqohet me një krizë politike rreth marrëveshjeve me Serbinë dhe për frustrimin për shkak të mungesës së progresit në demokraci, çështjet e korrupsionit dhe ngecjes në integrimet evropiane.

Po asht theksohet se Kosova me shumicë myslimane mbetet pro-amerikane por ka brenga në Perëndim për shkak ta radikalizmit në mesin e rinisë të papunë në Kosovë dhe se së paku 200 të rinj i janë bashkuar ISIS-it.

Kjo agjencia ka cituar një zyrtar të lartë amerikan i cili thekson se Kerry do të udhëtojë në Kosovë për të mbështetur ndërtimin e shtetit demokratike, forcimin e sundimit të ligjit dhe normalizimin e marrëdhënieve me Serbinë.

Po ashtu, raporton për krizën, demonstrata dhe hedhjen e gazit nga deputetët e opozitës.

Zyrtari amerikan ka thënë se Kerry do të ngris cështjen e kosovareve që po i bashkohen ISIS-it para se të shkojë në Beograd për të marrë pjesë në takimin e OSBE-së ku po ashtu do të bisedohet për çështjen e Sirisë dhe ISIS.

Fakti që Kerry vetëm tan po vjen në Ballkan edhe pse si sekretar i shetit i ka bërë 1 milion milje udhëtime, është tregues se gjendja në rajon është më e mirë edhe pse këtu dikur ka pasur luftëra.

Analistët ndërkaq theksojnë se në rajon ka pakënaqësi, veçmas në Kosovë. Shumë kosovarë janë duke u frustruar për shkak të progresit të ngadaltë drejt integrimeve evropiane, lirinë e lëvizjes, mungesën e punës dhe prosperitetit.

“E keni këtë frustrimin në rritje në Kosovë, pasi po bëhet e qartë se premtimet dhe shpresat të shoqëruara me pavarësinë, nuk po përmbushen”, ka thënë Gerald Knaus udhëheqës i ESI-t.

Ndërkaq ka cituar Ardian Arifajn, këshilltarin e Hashim Thaçit i cili duke komentuar vizitën e Kerryt ka thënë se ai do të shtyja politikën kosovare që ta vazhdojë punën dhe se “ne jemi në rrugën e duhur”

“Nëse amerikanët nuk do të na ndihmonin neve më 1999, unë sot do të isha në varr ...ose në ndonjë vend të huaj”, ka thënë Ymer Sylejmani 64 vjeçar me profesion mësimdhënës.

“Por tani nganjëherë ata janë duke bërë gabime duke i mbështetur disa hajna-politikanët tanë”, ka thënë ai.

Kerry do të nënvizojë "përparimin e ngathtë" në Kosovë

Sekretari amerikan i Shtetit, John Kerry, do të vizitojë Kosovën të mërkurën, për të nënvizuar “shqetësimin e Perëndimit” mbi përparimin e ngathtë që prej përfundimit të luftës në Kosovë, 16 vjet më parë.

Agjencia e lajmeve Reuters citon një zyrtar të lartë amerikan të ketë thënë se vizita e shkurtër e zotit Kerry “ka për synim të dëshmojë edhe mbështetjen për procesin demokratik të shtet-ndërtimit, për forcimin e sundimit të ligjit dhe për bisedimet për normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë”.

Ky zyrtar citohet të ketë thënë gjithashtu se zoti Kerry do të shtrojë edhe çështjen e pjesëmarrjes së qytetarëve të Kosovës në luftimet në Siri, para se të niset për në Beograd, për të marrë pjesë në takimin e Organizatës për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë, punimet e të cilit, siç thuhet, do të mbizotërohen nga lufta në Siri dhe rreziku i grupit militant Shteti Islamik.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat