​Mali i Zi sot mund të marr ftesën për NATO

Lajme

​Mali i Zi sot mund të marr ftesën për NATO

Më: 2 dhjetor 2015 Në ora: 07:43

Mali i Zi vlerësohet se i ka përmbushur kriteret për të marrë ftesën për anëtarësim në NATO. Ky është njoftimi i djeshëm që ka dhënë dje korrespodenti i një televizioni të Malit të Zi nga Brukseli.

Ai, ka raportuar se dje në Bruksel janë mbledhur ministrat e jashtëm të NATO-së dhe kanë diskutuar se për në NATO duhet të marrë ftesën edhe ky shtet Ballkanik.

“Ministrat pritet që vendimin për dhënien e një ftese për anëtarësim të Malit të Zi ta bëjnë sonte, por ajo nuk do të shpallet zyrtarisht. Të mërkurën (sot) rreth orës dhjetë, është planifikuar një konferencë për shtyp në Bruksel, në të cilën Sekretari i Përgjithshëm, Jens Stoltenberg, do tua komunikojë vendimin ministrave”, shkruajnë mediat malazeze.

Nëse Mali i Zi sot merr ftesën, atëherë negociatat teknike do të nisin menjëherë dhe, nëse gjithçka shkon sipas planit dhe anëtarësimi i Malit të Zi ratifikohet nga të gjitha shtetet e tashme anëtare, atëherë Mali i Zi do të bëhet anëtari i 29-të i NATO-s. Me këtë NATO-ja do të përmbyllë me anëtar të vetin rajonin e Adriatikut dhe Jonit duke pasur parasysh se nga Turqia e Greqia në Jug e deri tek Kroacia dhe Sllovenia në veriperëndim janë anëtarë tashmë të NATO-s.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat