Pasi Mali i Zi ftohet në NATO, Rusia nis kërcënimet

Lajme

Pasi Mali i Zi ftohet në NATO, Rusia nis kërcënimet

Më: 2 dhjetor 2015 Në ora: 10:12

Ministrat e Jashtëm të NATO-s të hënën kanë ftuar Malin e Zi t’i bashkohet aleancës së drejtuar nga SHBA-të, duke i shtruar kështu rrugën ish-vendit komunist që të bëhet anëtari i 29-të i NATO-s.

“Përgëzojmë Malin e Zi”, i ka thënë sekretari i përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg ministrit të jashtëm malazez, fjali e cila u prit me duartrokitje të mëdha në selinë e aleancës në Bruksel, raporton Reuters.

“Ky është fillimi i një aleance shumë të bukur”, shtoi ai.

Rusia do t’i ndalojë projektet e përbashkëta me Malin e Zi nëse ish-vendi komunist i bashkohet Aleancës Veri-Atlantike, ka cituar agjencia shtetërore ruse e lajmeve RIA një senator rus të ketë thënë sot.

Viktor Ozerov, shef i komitetit për mbrojtje dhe siguri i Këshillit të Federatës Ruse, ka thënë se projektet që mund të përfundojnë para kohe përfshijnë edhe ato në fushën ushtarake, ka raportuar RIA.

Mali i Zi sot ka marr ftesën zyrtare nga ministrat e Jashtëm të shteteve anëtare të NATO-s për t’u anëtarësuar në këtë aleancë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat