Kerry: Kuvendi është vend i shenjtë, nuk është vend për gaz

Lajme

Kerry: Kuvendi është vend i shenjtë, nuk është vend për gaz

Nga: M.L Më: 2 dhjetor 2015 Në ora: 16:56

Sekretari amerikan i shtetit dha një mesazh të fortë për politikën në Kosovë, në veçanti për veprimet e fundit në Kuvendin e Kosovës.

“Duhet të respektohet ligji dhe liria e shprehjes në Kuvend. Dhuna është e papranueshme. Në Kuvendin e Kosovës duhet të ketë një vend ku duhet të ketë debat të rëndësishëm, ku njerëzit dëgjojnë njëri tjetrit, pavarësisht sa jeni kundërshtar me njeri tjetrin. Kjo sjell ide të reja, për një rrugë të përbashkët. Ne kemi partitë tona të ndryshme por kemi gjetur gjuhë të përbashkët për të ecur përpara”, tha Kerry.

Ai tutje kujtoj se debati duhet të bëhet në Kuvend dhe të largoheni nga dhuna atje.

“Kosovarët kanë arritur shumë vitet e fundit por nevojitet edhe më shumë përparim nga ana e të gjithë qytetarët për lirinë e shprehjes dhe protesta paqësore por dhuna është papranueshme. Debati duhet të bëhet me demokraci në veçanti në Kuvend, i cili është tempulli i Demokracisë. Kuvendi nuk është vendi ku duhet të hidhet gazlotsjellës”, u shpreh sekretari Kerry.

Kerry inkurajoj Kosovën që të themeloj Specialen që do të hetoj pretendimet për krime në luftën e fundit në Kosovë.

“Kërkoj nga liderët e Kosovës që ta luftojnë korrupsionin dhe të gjitha rastet korruptive të luftohen dhe të gjitha ta që gjinden fajtorë të dënohen. SHBA do të qëndroj pranë Kosovës në të gjitha këto procese”, tha sekretari Kerry.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat