Sherifi: Pas vizitës se Kerryt, duhet të reflektojnë Mustafa e Thaçi

Lajme

Sherifi: Pas vizitës se Kerryt, duhet të reflektojnë Mustafa e Thaçi

Më: 2 dhjetor 2015 Në ora: 22:23

Vizita e Sekretarit Amerikan John Kerry është e rëndësishme për Kosovën, sepse në vazhdimësi e kanë përkrah Kosovën në zhvillim e në proceset që tash e në të ardhmen kemi me i kaluar, tha sekretari i NISMA-s Bilall Sherifi.

Simbas tij, në këtë vizitë ka ndodh ajo që të gjithë kane pritë me ndodh.
Tue iu referue përkthimit nga gjuha angleze në gjuhën tonë, Sherifi tha se në nji pjesë, zotni Kerry tha se të gjitha palët duhet me u largue prej dhunës. Ai shtoi se ka me shikue fjalimin e tij në gjuhën angleze për me kuptue nëse ishte përkthimi i saktë.

"Ata ma shumë iu ankuen për opozitën se sa për Serbinë e mosfunksionimin e duhun të tyne", tha Sherifi, tue iu referue fjalimit të Kryeministrit Mustafa.
"Nëse zotni Mustafa dhe zotni Thaçi nuk reflektojnë mbas fjalimit të zotni Kerry, atëherë i bjen që ata po rebelohen karshi sekretarit", tha Sherfi.

Simbas Sherifit, sekretari Kerry nuk iu referue Asociacionit të Komuave me shumicë serbe, por u betue se nuk e mbështete asnji marrëveshje të damshme për Kosovën.
Ne vazhdim të bisedës, Sherifi tue diskutue për ngjarjet politike e për Qeverinë, tha në emisionin Rrokum Roll se opozita e din që gazi lotsjellës s'asht mjet që përdoret në Kuvend, por ata vetëm po e bajnë detyrën e tyne - kundërshtimin e marrëveshjeve të damshme.

"Nëse me normalitet nënkuptohet zbatimi i marrëveshjeve, atëherë s'ka me pasë normalitet, po nëse nënkuptohet anulimi i marrëveshjeve, atëhere presim normalitet", tha Sherifi në pyetjen e moderatorit Jupolli se a pret normalitet në vend mbas vizitës së Sekretarit të Shtetit Amerikan.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat