Ja çfarë ndodhi gjatë vizitës se Kerryt në Prishtinë? (Video)

Lajme

Ja çfarë ndodhi gjatë vizitës se Kerryt në Prishtinë? (Video)

Më: 2 dhjetor 2015 Në ora: 23:25

Sekretari amerikan i shtetit John Kerry vizitën e tij të shkurtër në Kosovë të mërkurën, e bëri vetëm në aeroportin ”Adem Jashari”.

Për të shkuar çdo gjë në rregull, siguria u ngrit në nivelet më të larta.

E sa zbriti në tokën e Kosovës, John Kerryt, i ofruan mirëseardhje kryeministri Isa Mustafa, ambasadori amerikan, Greg Delawie, si edhe Garda Ceremoniale.

Mysafiri nga Uashingtoni, menjëherë hyri në takim me Mustafën nikoqir, dhe dy zëvendësit e tij, Hashim Thaçin e Branimir Stojanoviqin.

E pas një ore bisedime, konfirmoi përkrahjen e Amerikës për Kosovën dhe dialogun e saj me Serbinë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat