Britania e Madhe nisi sot zyrtarisht fushatën e bombardimeve në Siri kundër ISIS.
Pas votimit dje në parlamentin britanik avionët bombardues u shfaqën në qiejt sirianë.
Por flota ajrore britanike nuk ka vetëm avionë.
Ajo ka një arsenal mjaft të çmueshëm dhe inteligjent.
Në bombardimet e saponisura Britania e Madhe ka ndërmend të sulmojë edhe me dronë, apo raketa inteligjente.
Një prej tyre është raketa Brimstone e cila ka një kosto prej 150 mijë dollarësh.
Ato kanë një preçizion mjaft të lartë dhe mund të kryejnë goditje shumë efikase.
Veç tyre Britania e Madhe do të dërgojë edhe MQ-9 Reaper, dronët inteligjentë bombardues që kushtojnë 105 mijë dollarë njëri.
Ndërkohë vetëm një muaj më parë Britania e Madhe bleu 80 mln dollarë predha “Hellfire”.
Një predhë e tillë ka një kosto prej 70 mijë dollarë.
Brimstone
Hellfire
Drone Reaper
Tornado