Britania shënjestër e radhës nga ISIS

Lajme

Britania shënjestër e radhës nga ISIS

Më: 4 dhjetor 2015 Në ora: 12:43

Agjencitë për siguri të Bashkimit Evropian kanë mbledhur informata se Shteti Islamik, pas Parisit, është duke planifikuar të kryej sulme terroriste në Britani, shkruan “CNN”.

Sipas agjencive, liderët e Shtetit Islamik kanë urdhëruar ushtarët britanikë që të kthehen në vendin e tyre dhe të kryejnë sulme terroriste, transmeton KosovaPress.

Nuk është saktësuar se kur dhe ku mund të kryhen këto sulme terroriste.

Me aprovimin e parlamentit bombarduesit britanikë kanë nisur sulmet e para kundër Shtetit Islamik në Siri. Deputetët britanikë dy ditë më parë me 397 vota pro dhe 223 kundër kanë votuar për e sulmeve ajrore në Siri, pas rresht 10 orëve debat të nxehtë në Parlament.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat