NATO vs Rusia: Kush po i fryn zjarrit?

Lajme

NATO vs Rusia: Kush po i fryn zjarrit?

Më: 5 dhjetor 2015 Në ora: 16:40

Mali i Zi vs ISIS

Ministrat e Mbrojtjes së vendeve perëndimore kanë ftuar Malin e Zi për të aderuar në NATO duke e çuar në 29 numrin e vendeve anëtare.

Për Moskën ky veprim ishte një provokim që konfirmon vullnetin ekspansionist të Perëndimri edhe në Ballkan.

Por për SHBA-në është një lëvizje normale e një organizate që ekziston prej 70 vjetësh dhe s’ka të bëjë me Rusinë.

Pyetja që shtrohet është përse NATO bëri pikërisht tani këtë lëvizje kur tensionet me Rusinë janë shumë të larta?

Aq më tepër që aderimi i Malit të Zi ka dhjetë vite që është në listën e pritjeve.

Njoftimi i NATO-s vjen në një moment kur tensioni mes perëndimit dhe Rusisë është shumë i lartë.

Ky vendim duket se shton edhe më përçarjen. Mesa duket dikush në perëndim nuk ka ndërmend të çtensionojë situatën me Rusinë

NATO kërcënon Rusinë, apo e anasjellta?

A është e vërtetë që Rusia agresive kërkon të provokojë NATO-n apo është e anasjellta? Apo është thjesht një justifikim i perëndimit për zgjerimin e kërkuar nga Uashingtoni.

Edhe forcat ushtarkae e tregojnë këtë gjë.

Rusia ka zvogëluar ndjeshëm numrin e ushtrisë së saj në 20 vitet e fundit ndërsa NATO zgjerohet vazhdimisht.

Në terma ekonomikë SHBA shpenzon 8 herë më shumë se Rusia për ushtrinë ndërsa NATO 11 herë më shumë.

Për të kuptuar skizofreninë e perëndimit për të përballuar këtë situatë, mjafton të kujtojmë një deklaratë të pak javëve më parë kur zyrtar të NATO-s deklaronin se Rusia po përgatit një luftë në Europë.

Por në fakt Rusia është e gjitha e përqendruar në Siri, dhe natyrisht nuk ishte ajo që provokoi Turqinë, por e kundërta.

Tension i lartë

2014 ishte viti i një tensioni të lartë mes Aleancës dhe Moskës. Që prej luftës së Ftohtë nuk ka patur tension kaq të lartë.

Ka pasur vazhdimisht shkëmbime akuzash dhe kërcënime mes rreshtash.

Edhe stërvitja e madhe që u bë nga NATO në muajin tetor ishte një sinjal për Rusinë: ne jemi gati!

Kush i fryn zjarrit?

Siç shkruajit së fundmi analisti Ian Kearns, një ndër analistët strategjikë më në zë europianë : “Askush nuk e deklaron, por NATO po përgatitet për luftë me Rusinë, dhe Rusia për luftë me NATO-n”.

Ajo që po ndodh nuk është në interesin e asnjë prej palëve.

Europa dhe Rusia kanë nevojë për të ndërtuar një hapësirë komunikimi dhe sigurie me nëjra-tjetrën.

Por kush po i fryn atëherë zjarrit?

Kush kërkon të përplasë Europën me Moskën dhe kush kërkon ta mbajë Rusinë larg Europës?

Ndoshta në Uashington mund të japin ndonjë përgjigje.

Nga Giampaolo Rossi, gazetar dhe blogger italian

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat