I pari në listë Ibrahim Rugova, ja listat e vrasjeve (Dokument)

Lajme

I pari në listë Ibrahim Rugova, ja listat e vrasjeve (Dokument)

Më: 8 janar 2016 Në ora: 20:16

Vazhdon ende të diskutohet se a kishin disa udhëheqës të UÇK-së lista për ekzekutimin e presidentit Rugova e bashkëpunëtorëve të tij. Bota Sot u sjell listën me emrat e atyre që duheshin ekzekutuar.

Këto lista janë të publikuara edhe më parë në gazetën Bota Sot.

Po ashtu edhe shumë gazetarë e publicistë edhe tash vazhdojnë të sjellin fakte për ekzistimin e këtyre listave.

I fundit që ka reaguar është publicisti Xhevat Rexhaj. “Ja një kopje e listës që kishte 101 emra shqiptarësh në krye me Presidentin Rugova për tu likuiduar. Në vitet 1999 kjo listë ishte shpërndarë edhe në qarqe të caktuara në Zvicër nepër grupet e LPK së që thirreshinj në UCK, nënshkrimi ishte nga Kolonel Bislim Zyrapi në listat likuiduese!!! Andaj ai Q. Kelmendi nuk po rren por po kallxon drejte se ishin hartues të listave, disa u likuiduan e disa shëpëtuan.....”, shkruan Rexhaj në llogarinë e tij në facebook./BS/

Lista të publikuara më parë në gazetën Bota Sot.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat