​Sot jepet verdikti final ndaj Oliver Ivanoviqit

Lajme

​Sot jepet verdikti final ndaj Oliver Ivanoviqit

Më: 21 janar 2016 Në ora: 08:58

Në Gjykatën Themelore në veri të Mitrovicës do të bëhet sot shpallja e aktgjykimit ndaj Oliver Ivanoviqit, Dragolub Delibashiqit dhe tre serbëve të tjerë.

Seanca do të filloj në orën 10:00.

Ivanoviq akuzohet për vepra penale, krime lufte bërë ndaj civilëve shqiptarë gjatë vitit 1999 dhe 2000.

Me aktakuzë janë të përfshirë koloneli i MPB të Serbisë Dragolub Delibashiq, avokati Ilia Vujaçiq, juristi Nebojsha Vujaçiq dhe profesor Aleksandar Lazoviq, që janë akuzuar për vrasje dhe tentim vrasje.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat