Ja çfarë shkruajnë mediat serbe për denimin e Oliver Ivanoviqit

Lajme

Ja çfarë shkruajnë mediat serbe për denimin e Oliver Ivanoviqit

Më: 21 janar 2016 Në ora: 12:34

Lidhur me dënimin me 9 vite burg të liderit të Iniciativës qytetare serbe, Oliver Ivanoviq, kanë reaguar mediat serbe.

Në titujt e tyre, dënimin e Ivanoviqit me 9 vite burg, ato e kanë quajtur skandal.

“Oliver Ivanoviq u gjet fajtorë sot dhe u dënua me nëntë vjet burg. Për shkak të problemeve teknike me zërimin në sallën e gjyqit të Gjykatës Komunale në Mitrovicë, gjykimi i udhëheqësit të Iniciativës Qytetare, Oliver Ivanoviq katër serbëve të tjerë, ishte kërkuar pauzë. Pas një pauze, kishte filluar gjyqi pa zërim”, kanë shkruar ato.

Gjithashtu mediat serbe kanë raportuar se në Mitrovicë është rritur dukshëm prezencën e policisë së Kosovës.

“Të dy portat kryesore në ndërtesën e gjykatës u mbyllën dhe ata kontrollohen nga pjesëtarët e Policisë së Kosovës”, kanë shkruar mediat serbe.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat