Reagime të ashpra nga Serbia për dënimin e Ivanoviqit

Lajme

Reagime të ashpra nga Serbia për dënimin e Ivanoviqit

Më: 21 janar 2016 Në ora: 19:13

Pas aktgjykimit të Gjykatës Themelore të Mitrovicës ku lideri i serbëve të veriut Oliver Ivanoviq është shpallur fajtor për krime lufte, kanë reaguar zyrtarët e Qeverisë së Serbisë.

Ivica Daçiq ministër i Punëve të Jashtme të Serbisë ka thënë se dënimi i Ivanoviqit është edhe një dëshmi se politika përzihet në drejtësi.

Ndërsa drejtori i Zyrës për Kosovën në Qeverinë e Serbisë Marko Gjuriq ka thënë se ky vendim vë në pikëpyetje pjesëmarrjen e Serbisë në dialogun me Kosovën.

Ministri I Drejtësisë Nikolla Selakoviq ka thënë se ky vendim është proces i montuar politik. Ndërsa partia që ka udhëhequr Ivanoviq, Iniciativa Qytetare Serbe ka kërkuar nga Qeveria e Serbisë që të ndërmarr të gjitha masat në mënyrë që mbështesin mbrojtjen e Ivanoviqit për ta hedhur poshtë këtë vendim.

Analistë serbë mendojnë se Ivanoviqi është viktimë e Gjykatës Speciale që së shpejti do të themelohet në Holandë që do t;I gjykojë ish udhëheqësit e UÇK-së.

Zhivojin Rakoçeviq ka thënë se prej fillimit ky ka qenë proces politik që drejtësia ndërkombëtare ka dashur të bëjë balanzim mes komandantëve të UCK-së dhe liderëve serbë.

Ndërsa kryetarja e Partisë Demokratike Serbe Sandra Rashkoviq Iviq ka thënë se dënimi i Ivanoviqit është vazhdim i agresionit të NATO-s në Serbi.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat