Fansat e Crvena Zvezda, në ndeshjen ndaj Unicaja në Euroligën e basketbollit, kanë shprehur pakënaqësinë e tyre me dënimin e liderit të Iniciativës Qytetare SDP, Oliver Ivanoviq.
“Mjer për shtetin tonë kur na dënon EULEX-i i shqiptarëve. Liri për Oliver Ivanoviqin”, shkruhej në një transparent në shkallët e hallës Pioneer gjatë ndeshjes.
Një gjykatë e përbërë nga gjyqtarë të EULEX-it, në Gjykatën Themelore të Mitrovicës, ka dënuar, të enjten, Oliver Ivanoviqin me nëntë vjet burg, për krimet e kryera në vitin 1999.
Katër të mbrojturit tjerë, ish koloneli i policisë Dragoljub Delibasiq, profesori Aleksandar Lazoviq, avokati Ilija Vujaçiq dhe Nebojsa Vujaçiq janë liruar.