Protesta në Beograd kundër dënimit të Ivanoviqit

Lajme

Protesta në Beograd kundër dënimit të Ivanoviqit

Më: 23 janar 2016 Në ora: 15:28

Disa qindra njerëz kanë protestuar sot në sheshin Nikolla Pashiq të Beogradit, kundër dënimit të politikanit serb nga Kosova, Oliver Ivanoviq, me nëntë vjet burgim, raportojnë mediat serbe.

Lideri i Nismës Serbia, Drejtësia, Demokracia, Oliver Ivanoviq, është shpallur këtë javë fajtor nga Gjykata Themelore në Mitrovicën Veriore për veprën penale “krime lufte kundër popullatës civile”.

Në protestë kanë marrë pjesë familja dhe shoqëria e Ivanoviqit, duke u përkrahur edhe nga persona të tjerë.

Sipas tyre, ky tubim ka qenë shprehje e revoltës ndaj, siç janë shprehur, padrejtësisë ndaj Ivanoviqit.

Protestuesit kanë mbajtur në duar pankarta me mbishkrime “Unë jam Oliver” dhe “Liri për Oliverin”.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat