Opozita nuk tërhiqet

Lajme

Opozita nuk tërhiqet

Nga: Arben Sylejmani Më: 8 shkurt 2016 Në ora: 16:54

Pavarësisht deklarimeve të liderit të AAK-së, Ramush Haradinaj pas takimit të thirrur nga presidentja, Atifete Jahjaga se e vetmja mundësi për tejkalimin e krizës politik mbetet shpërndarja e Kuvendit dhe shkuarja në zgjedhje të parakohshme, analistët politik thonë se takimi i tij me liderët e pozitës është një hap drejt zgjidhjes së situatës.

“Takimin e vlerësoj si një simptomë pozitive, si një hap shpresëdhënës dhe do të duhej që vërtet pas këtij hapi dhe pasi që njëri nga përfaqësuesit e opozitës ju ka thënë atyre të pozitës, pozita do të duhej që të ketë çasje më serioze, të drejtpërdrejt dhe pa rezervë në mënyrë që të pranoj të ulen për të biseduar për çështje konkrete.

Jo të bisedojnë vetëm për marrëveshjet, por edhe për zgjedhjet e parakohshme”, thotë profesori universitar, Mazllum Baraliu.

(Tekstin e plotë mund ta lexoni të martën në publikimin e shtypur të gazetës kombëtare “Bota sot” në Kosovë dhe diasporë)

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat