Angela Merkel e ‘tmerruar’ nga sulmet ruse në Siri

Lajme

Angela Merkel e ‘tmerruar’ nga sulmet ruse në Siri

Më: 8 shkurt 2016 Në ora: 18:31

Kancelarja gjermane Angela Merkel, ka thënë se është e tmerruar nga vuajtjet e shkaktuara si pasojë e bombardimeve ruse në Siri.

Aktivistët opozitarë dhe mediat shtetërore të hënën raportuan se trupat e armatosura siriane kanë marrë kontrollin e fshtatit Kfeen në veri të Aleppo, qytetit më të madh sirian, ndërsa forcat rebele janë tërhequr pas bombardimeve në tri fshate kurde.

“Ditëve të fundit jeni tmerruar nga vuajtjet e shkaktuara në mijëra njerëz si rrjedhojë e bombardimeve – kryesisht nga forcat ruse”, tha Merkel pas një takimi me kryeministrin turk, Ahmet Davutoglu.

Merkel tha se dy shtetet duhet të bëjnë presion në Kombet e Bashkuara në mënyrë që të gjitha palët t’i përmbahen rezolutës së kaluar në dhjetor, e cila thërriste për ndalim të sulmeve në popullsinë civile.

Merkel bëri të qartë i konsideron veprimet e fundit nga Moska si shkelje e rezolutës së Kombeve të Bashkuara, pasi që cak i sulmeve direkte ishin civilët.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat