Ylli Hoxha: Pjesëmarrja e Haradinajt në takim, s’ka qenë veprim i duhur

Lajme

Ylli Hoxha: Pjesëmarrja e Haradinajt në takim, s’ka qenë veprim i duhur

Më: 8 shkurt 2016 Në ora: 23:48

Anëtari i kryesisë së Lëvizjes Vetëvendosje, Ylli Hoxha, ka thënë se ideja prapa protestës së 17 shkurtit është rrëzimi i Qeverisë së tanishme, si shkelëse e Kushtetutës.

Në lidhje me pjesëmarrjen e liderit të AAK-së, Ramush Haradinaj, në takimin e liderëve të partive parlamentare, Hoxha në Interaktiv ka thënë se partia e tij ka qenë kundër kësaj pjesëmarrjeje, për shkak se “këto tryeza na sollën shumë të këqija në vend”.

“Pjesëmarrja e Haradinajt në këtë takim nuk ka qenë veprim i duhur. Mirëpo, megjithatë, ai i ka paraqitur qëndrimet e opozitës aty”, ka thënë Hoxha.

Ai e ka kritikuar edhe pozitën e presidentes së Kosovës, Atifete Jahjaga, duke thënë se ajo është e anshme politikisht.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat