Haradinaj: Zgjedhjet nuk janë në agjendë të AAK-së

Lajme

Haradinaj: Zgjedhjet nuk janë në agjendë të AAK-së

Më: 9 shkurt 2016 Në ora: 21:51

Ramush Haradinaj ka thënë se partitë opozitare nuk e kanë me nguti çështjen e zgjedhjeve, madje për ta do të ishte më mirë që zgjedhjet të mbahen më vonë.

“Çështja e zgjedhjeve është interesant, zgjedhjet nuk janë në agjendë të AAK-së, se po i dëgjojë disa zëra që thonë se opozitës nuk po i pritet që të vijë në pushtet, në fakt opozitës edhe i pritet pa ardh në pushtet se bile e shfrytëzon kohën deri në ardhje në pushtet për rritje për pushtet për konsolidim”

“Kriza në Kosovë ekziston, nuk është kriza nga 2008-ta, ekziston edhe nga viti 1999-të, tash në kohën e pavarësisë përgjegjësia po kërkohet nga vendimmarrësit”.

“Kriza është te qytetarët, e jo te politikanët”

“Është me rëndësi se a beson qytetari që në Kosovë kanë ndryshuar proceset politike edhe që gjatë qeverisjes do të ndryshojë jeta e tij”.

Në pyetjen se nëse partia e tij dhe aleatët opozitarë janë të bindur se do t’i fitojnë zgjedhjet ai ka thënë se kriza politike në vend do të reflektojë me patjetër për ta ndryshuar këtë situatë.

“Kam një bindje që skena politike në Kosovë, nuk ka mundësi pa e reflektuar këtë gjendje”.

“Jam i interesuar që të ketë një fitore të bllokut opozitar, të opozitës së bashkuar në mënyrë që t’i japim vendit ndryshimit, mirëpo dhe kjo fitore nuk do të jetë fitorja e plotë pra mbi 50 përqind do të kërkoj prapë një partneritet të brendshëm edhe me partnerët shqiptar edhe ata etnike por do ta ndryshoj treguesin, pra do të jetë ndryshim i ri për vendin”.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat